Festojnë Longo dhe Mehmeti, rikthime të rëndësishme për “finalen” e vendit të 3-të

schedule17:00 - 2 Maj, 2022

schedule 17:00 - 2 Maj, 2022

“Kukës Arena” do të presë ditën e nesërme një nga sfidat më të spikatura të javës së 32-të të kampionatit shqiptar, pasi në orën 16:45 Kukësi do të presë Partizanin.

Kjo ndeshje është cilësuar si një “finale” për vendin e 3-të në klasifikim, pozicion që të dërgon në Europë, pasi të dyja ekipet kanë kuotë të njëjtë pikësh, dhe ky duel do të thotë shumë për objektivat e tyre.

Për këtë takim, trajneri i verilindorëve gëzon, pasi ka gati 3 lojtarët titullarë që munguan ndaj Teutës. Feijao, Lulaj dhe Sh. Taipi kanë lënë pas pezullimin për shkak të kartonave, duke qenë gati për stafin teknik. Kujtojmë se Tafas dhe Shkurtaj nuk janë ende gati, ndërsa Puntus ka mbyllur sezonin.

Edhe në kampion e kuq, trajneri Dritan Mehmeti po ashtu ka rikthime të rëndësishme në skuadër, pasi tekniku i demave do ketë gati Muratajn dhe Malën. Murataj rikthehet pas pezullimit me kartona, teksa Mala pas një problem familjar. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!