Festojnë 26-vjetorin e martesës, çifti i njohur tregon sekretin e lumturisë së bashku

schedule15:15 - 10 Nëntor, 2020

schedule 15:15 - 10 Nëntor, 2020

Çifti i njohur i aktorëve, Mattheë Broderick dhe Sarah Jessica Parker, festojnë 26-vjetorin e martesës.

I ftuar në emisionin e radios SiriusXM, aktori u pyet nga prezantuesi Brice Bozzi për sekretin prapa martesës së tij të gjatë dhe të lumtur me yllin e serisë “Sex and the City”.

“Nuk e di. Unë thjeshtë vazhdoj t’i lexoj direktivat e saj, mundohem ta ruaj komunikimin në çift dhe ajo është mikja ime më e mirë. Nuk di të them cili është sekreti i martesës sonë, por jam shumë falënderues ta kem në jetën time. Unë e dua shumë atë dhe ajo është vërtetë e mrekullueshme. Nuk mund ta besoj që kemi kaq shumë vjet të martuar. Për mua koha ka kaluar shumë shpejtë”, deklaroi ai.

Sakaq, Broderick e lavdëroi gruan e tij për aftësitë në aktrim, kjo pasi çifti kishte pasur rastin të luajnë krahas njëri-tjetrit në shfaqjen “Plaza Suite”, para se pandemia e koronavirusit ta pezullonte shfaqjen e projektit në “Broadëay”.

“Unë kurrë më parë nuk kisha aktruar me të në skenë, dhe në fakt nuk kemi luajtur krahas njëri-tjetrit as në projekte filmike. Dhe thjeshtë u mahnita me faktin se çfarë aktore e mirë, qesharake dhe e mençur është ajo. Thjeshtë, Sarah është një aktore e jashtëzakonshme dhe shpresoj që të gjithë do të shkojnë për ta parë atë në shfaqje”, shtoi ai.

Kujtojmë që çifti janë prindër të një djali 18-vjeçar. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!