Stephan Lichtsteiner ka vendosur të varë këpucët në gozhdë. Mbrojtësi i njohur zviceran u aktivizua me Augsburg në Bundesligë sezonin e fundit.
36-vjeçari, i cili numëron 108 ndeshje dhe 8 gola me kombëtaren e Zvicrës, ka luajtur me ekipe si Grasshopper, Lazio, Juventus, Arsenal dhe Augsburg.
View this post on Instagram
17 trofe fitoi anësori i krahut të djathtë, shumicën me Juventusin, ekip në të cilin kaloi sezonet më të bukura të karrierës.
Ish-kapiteni i kombëtares helvete (lojtari i tretë me më shumë ndeshje te Zvicra) ka zyrtarizuar tërheqjen nga futbolli në një konferencë për shtyp. /abcnews.al