Festoi ditëlindjen, Flori ka një mesazh për ata që e “shkelin çdo ditë të jetës”

schedule09:14 - 24 Gusht, 2020

schedule 09:14 - 24 Gusht, 2020

Ditën e djeshme, Flori Mumajesi festoi 38-vjetorin e lindjes. Urimet nga miqtë dhe fansat ishin të shumta, mes të cilvëve ranë në sy fjalët që Klajdi Haruni, Bruno dhe Stresi i kushtuan atij.

Flori ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, i cili teksa falenderon ata që me “zemër nga zemra e kujtuan dhe e uruan“, ka shkruar dhe disa fjalë për ata që “mundohen ta lumturojnë për ditëlindje dhe më pas e shkelin çdo ditë të jetës”.

“Reflektim” shkruan Flori krahas fotos që ka publikuar, ku ndër të tjera thuhet: “Nuk kam pasur kurrë pritshmëri të mëdha për urime apo surpriza për ditëlindjen time! Kurrë…

Por ja që vit pas viti janë munduar të më lumturojnë e më pas të më shkelin çdo ditë të jetës, janë munduar të më lumturojnë ditëlindje duke më faturuar kosto të mëdha për atë ditë në kurrizin tim çdo ditë të jetës.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!