Nga Leontina Nika
Si rrallë ndonjë herë Teatri Kombëtar në bashkëpunim me Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, organizojnë “Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit Online”. Si nevojë shprehje në këtë kohë pandemie dhe me shpresën që të rikthehen në skenë, prej ku mungojnë prej afro 1 viti.
Ndryshe nga Teatri Eksperimental, i cili edhe në kohë pandemie zhvilloi disa shfaqje jashtë teatrit, Hervin Çuli performancë jo pozitive të publikuar nga INSTAT e justifikon kështu.
“Shfaqjet në teatrin Eksperimental kanë qenë më të vogla. Ka qenë shumë e vështirë që një shfaqje me 28 aktorë. Kemi menduar për këtë vit, por ishte e pamundur që gjatë kësaj periudhe kemi pasur shfaqje të mëdha dhe që ne ti adaptonim duheshin shumë fonde”, thotë ai.
Nga 23 Shkurti, shfaqjet më të mira të 20 trupave nga të gjitha trevat shqipfolëse dhe nga skena e pavarur, të prodhuara vitet e fundit do të transmetohen livestream në facebook-un e Teatrit Kombëtar dhe në Facebook-un e teatrove pjesëmarrëse.
Festivali do jetë në formë konkurimi, ku do të shpërndahen çmime për artistët dhe shfaqjet më të mira. Të gjitha teatrot pjesëmarrëse do të votojnë teatrot e tjera përveç teatrit të tyre. Kjo do të forma e votimit e edicionit të parë të “Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit Online”. /abcnews.al