Festivali i Verës në Berat/ Merdani zbulon detajet: Këtë vit jemi më të përgatitur

schedule13:30 - 13 Tetor, 2023

schedule 13:30 - 13 Tetor, 2023

Festivali i Verës në Berat do të nis mbrëmjen e kësaj të premte dhe do të vazhdojë më 14 dhe 15 tetor.

Drejtoresha e Turizmit e aktiviteteve në Berat, Silvi Merdani ka ndarë detaje për Tirana Live. Ajo ka zbuluar se ky festival përveç llojeve të ndryshme të verës do të ketë dhe muzikë me këngëtarë të njohur. Sakaq, edhe nga ana kulturore do të vizitojnë kisha dhe monumente të ndryshëm.

Në fakt ne këtë vit jemi në vitin e dytë të Festivalit të Verës në Berat. Është një edicion që na gjen dhe më të përgatitur se viti i kaluar. Ne sivjet kemi rreth 33 kantina, 27 janë nga të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe Kosovës. Kemi gjithashtu dhe 6 kantina arbëreshe që na janë bashkuar nga Italia. Festivali është edhe më i rëndësishmi i të gjithë eventeve të Beratit, që ndodhet në kalendarin tonë, por dhe më i kujdesshmi pasi kryetari i bashkisë sonë, zoti Ervin Demo pothuajse është marrë me çdo detaj me shumë dashuri.

Në fakt, ndryshe nga viti i kaluar ne jemi munduar të bëjmë pjesë të gjitha kantinat, sivjet ka qene ndryshe. Vetë kantinat të cilat kanë qene të interesuara, na kanë kontaktuar për të qene pjesë e festivalit. Pra, ata e kanë parë sesa i mirërealizuar ka qene festivali jonë dhe sivjet jemi dhe në numër më të lartë dhe ne jemi të përgatitur për t’u bërë pjesë e kësaj fundjave në këtë qytet.

Duke filluar që sot ku kantinat janë duke u bërë gati, mbrëmja do të vazhdojë me të ftuar ku janë këngëtarët më në zë të gjithë Shqipërisë. Në këtë mbrëmje në darkë do të kemi Kidën. Më pas nesër do të vazhdojë me një tur kantinash, ku vizitorët do të kenë mundësi t’i provojnë verërat. Gjithashtu, edhe nga ana kulturore, do të kemi mundësi të vizitojnë kisha dhe monumente të tjera. Ditën e nesërme do të jetë këngëtari Ledri Vula. Gjithashtu, në turet ne do të kemi mundësi të vizitojmë dhe fabrikën e djathit, sepse vera ka nevojë për ta shoqëruar me produkte të tjera”, u shpreh Merdani./abcnews.al