13 grupe kanë performuar për dy netë me radhë në Festivalin e Sazeve Popullore Myzeqare. Klarinetistët më të mirë u vlerësuan me çmime.
Tingujt e gërnetës mblodhen si asnjëherë tjetër lushnjarët në shesh. Formacione muzikore nga jugu i vendit, prej dy netësh po luajnë kaba në festivalin lokal të sazeve popullore myzeqare. Tingujt që dëgjohen janë edhe vaj edhe gëzim. Më i vjetri, Petro Jongari, ka 46 vjet qe luan në skenë. Për të, gërneta është një jetë e tërë, por i vjen keq që askush nga të rinjtë e fisit të tij, nuk e ka trashëguar.
Petro Jongari, klarinetist:“E kam filluar me fyell, me pipëz dhe mbërrita tek klarineta.”
Sot klarinetistët i shohim pak në skenë, por ata janë gjithnjë të pranishëm në dasma.
Kalrinetisti2: “Tek populli është muzika. Edhe tek dasmat, stacionet, në çdo vend.”
Klarinetisti 3: “Shkoj nëpër dasma e evente, është pasioni im që në vogëli.”
Të rinjtë e sotëm, nuk e duan këtë lloj muzike, e cila luhet vetëm me frymën e shpirtit.
Banori: “Të rinjtë nuk e duan, ka ndryshuar koha. Në ndjekim shumë muzikën popullore, është gjëja më e bukur”.
Në festival morën pjesë 13 grupe me 70 instrumentistë. Çmimet që u ndanë ishin për klarinetistët më të mirë. Kabaja si kategori muzikore ka një përhapje të kufizuar në hapësirën shqiptare./abcnews.al