Festivali i Rapsodëve në Lezhë, Asambali i Mrditës nderohet me çmimin e parë

schedule14:14 - 28 Tetor, 2018

schedule 14:14 - 28 Tetor, 2018

Për dy netë me rradhë, në Lezhë u organizua edicioni i 10 të i Festivalit Folklorik Tipologjik kombëtar i Rapsodëve dhe instrumentistëve popullorë. Në fund u ndanë çmimet dhe grupi më i mirë ishte ai i Mirditës.

Në fund të Festivalit të Rapsodeve, Ansambli i Mirditës u vlerësua për instrumentistët më të mirë. Kurse Ervin Gega nga Lezha si instrumetisti më i mirë.

Ervin Gega: “Besoj se do të vazhdoj gjatë sepse është një zanat që num mundem ta le kurrë. Dhe jam i dhënë pas çiftelisë.”

Nëntë çmime të ndryshme u ndanë në mbyllje të edicionit të 10 të festivalit folklorik tipologjik kombëtar i rapsodëve dhe instrumentistëve popullorë, që për dy netë rradhazi u organizua në Lezhë. Një pjesë e repertorit të prezantuar nga grupet artistike i është kushtuar pikërisht figurës së heroit tonë kombëtar Skënderbeu. 18 grupe nga i gjithë vendi u bënë pjesë e këtij konkurimi. Të rinj që i bashkohen folklorit dhe të tjerë që vijojnë traditën.

Lumturije Nonaj, lahutare: “Në familjen time unë kam 7 lahutarë. 2 kanë vdekur, tani jemi 4 vëllezërit dhe unë.”

Gjovalin Ndreca, Instrumentist: “Shumë e vështirë ka qenë, por unë për fat të mirë e kam trashëqimi nga gjyshi im, e kemi pasur në gen si familje.”

Për kryetarin e jurise Roland Çeno folklori, në Lezhë është gërshetim i traditës, kulturës dhe historisë së këtij qyteti.

Roland Çeno: “Edicioni i 10 i këtij festivali që zhvillohet këto ditë në Lezhë është një aset që i shtohet shumësisë së vlerave kulturore të qytetit.”

Hasi, Kurbini, Puka, Shkodra, Kukësi, Gramshi, Rapsodët e Kosovës, Kamza, Vau i Dejes, Fushë Arrësi, Mati, Mallakastra, Malësia e Madhe, Gostivari dhe Lezha ishin pjesë e këtij konkurimi./abcnews.al

Përgatiti: Gjergj Figuri, gazetari i ABC News Lezhë; Gac Hila, operator

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!