Festivali i Filmit në Kosovë i vendos çmimit kryesor emrin “Vjosa Berisha”

schedule19:09 - 15 Shtator, 2022

schedule 19:09 - 15 Shtator, 2022

Këtë vit pritet të zhvillohet edicioni i 14-të i Festivalit të Filmit “PriFest”. Deri më tani janë prezantuar filmat që do të garojnë për çmimet kryesore, gjithashtu është prezantuar edhe një risi.

Tashmë çmimi kryesor “Hyjnesha e Kuqe” do të mbajë emrin “Vjosa Berisha” dhe do të nisë të ndahet nga ky edicion.

Edicioni i 14-të i “PriFest”-it do të mbahet nga 20 deri më 25 shtator 2022 dhe i dedikohet drejtoreshës së ndjerë, Vjosa Berisha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!