Festivali i Filmit “Dea Open Air” është rikthyer edhe këtë vit, pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia. Festivali ka nisur prej pak ditësh në Universitetin e Arteve dhe do të zgjasë deri më 16 Tetor. Ky është edicioni i shtatë i “Dea open Air”, i cili vjen me 68 prodhime kinematografike.
I ftuar këtë të mërkurë në “Abc-ja e mëngjesit” ishte drejtori Edi Topi, i cili tha se pavarësisht pandemisë edicioni është mbajtur, duke respektuar rregullat e nevojshme.
“Ne na prek pandemia vetëm në këtë kuptim, në prezencën e të ftuarve. Kemi deri në 50 kineastë nga bota, të cilët këtë vit nuk janë, kemi vetëm nga Prishtina, të tjerët do të lidhen sipas momentit online.
Ne kemi rënë dakord të futemi në sallën e madhe e cila krijon mundësinë e një hapësire më shumë sesa të nevojshme që do të thotë nëse e kemi të detyruar të lëmë hapësirë një metër aty është 5 metra larg nga njëri tjetri.”, tha ai. /abcnews.al