Mesfushori i Chelsea, Mateo Kovacic, është duke shkëlqyer këtë sezon nën urdhrat e trajnerit Lampard. Kroati e mbylli sezonin e kaluar pa shënuar asnjë gol, ndërkohë në katër ndeshjet e fundit ai ka shënuar dy herë. Përveç golave të tij, ka tërhequr vëmendjen dhe festimi i veçantë i tij. Kovacic ka shpjeguar se përse ai kur shënon, vendosur dorën e hapur në hundë dhe i drejtohet kamerave.
“Kam kohë që e kam planifikuar festimin, pasi sezonin e kaluar nuk shënova fare. Realisht e bëj për mbesat e mia. Njëra prej tyre është me Sidromën Down dhe kur unë takohem me to e bëjmë shpesh gjestin e hundës. Është bukur të shënosh dhe ta festosh me familjen dhe shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm” tregon 25-vjeçari për ‘Chelsea Tv’.
“Lampard? Ai shpesh më ka ‘ngacmuar’ për faktin që nuk shënoja që nga 2017. Edhe unë e di që duhet të shënoj më shumë dhe kam punuar individualisht për këtë. Frank më këshillon që të arrij gjithmonë topat që dalin nga zona e portierit si dhe për të goditur më shumë portën. Mendoj se jam më i fortë këtë sezon”, përfundon intervistën Kovacic. /abcnews.al

