Me këtë spektakël fishekzjarresh Tirana mirëpriti vitin e ri 2025.
Qielli i Tiranës u ndriçua nga dritat shumëngjurëshe. Nisi kështu një vit te ri.
“Tirana u kthye serish ne kryeqenndren e festimeve. Mes urimeve dhe shoqerinë e me te dashurve te tyre qytetarë e pritën vitin e ri në zemer te kryeqytetit.”
Urimet shkojnë për më shumë mbarësi, begati dhe shëndet.
Shqiptarë të Kosovës, dhe trevave shqipfolëse zgjodhën gjithahstu Tiranën për të pritur vitin 2025.
Viti i ri gjeti në Tiranë edhe shumë të huaj.
Mbrëmja festive nisi në orën 22:00 me koncertin që ndezi atmosferën. Në skenë u ngjitën këngëtarët e njohur të muzikës shqiptare.
Kryebashkiaku Erjon Veliaj përshëndeti qytetarët që kaluan ndërrimin e viteve në qendër të Tiranës, ndërsa shyprehu mirënjohjen për të gjithë ata që në këto momente festive shërbejnë në krye të detyrës./abcnews.al