Festë për shqiptarët: Shkëndija, Shkupi e Struga kualifikohen në Kupë

schedule15:35 - 30 Tetor, 2019

schedule 15:35 - 30 Tetor, 2019

Festojnë klubet shqiptare në Maqedoninë e Veriut, pasi kanë siguruar kualifikimin në fazën çerekfinale të Kupës. Shkëndija, pasi kishte barazuar 2-2 në ndeshjen e parë me Vardar, ka triumfuar me rezultatin e ngushtë 1-0 në ndeshjen e kthimit dhe është kualifikuar për më tej. Vendimtar ishte Agim Ibraimi, me golin e realizuar në të 74′.

Struga është ekipi tjetër që ka kaluar tej në Kupë. Ekipi i drejtuar nga Jeton Beqiri i ëshë falur golit të shënuar nga Nijas Lena. Mesfushori realizoi në portën e Borec dy minuta nga nisja e pjesës së dyutë dhe Struga e ruajti epërsinë deri në fund, duke u kualifikuar.

Edhe Shkupi i është gëzuar kualifikimit, pasi mori një barazim 1-1 në transfertë me Sileks. Prej minutës së 50-të bardhekaltrit luajtën me një lojtar më pak, ndërkohë që ishin në disavantazh. Gjithsesi Jurina në të 72′ realizoi dhe barazoi shifrat. Me gol të shënuar në fushë kundërshtare, Shkupi ia doli të kualifikohej në çerekfinale të Kupës.

KUPA E MAQEDONISË SË VERIUT

Shkëndija Tetovë-Vardar 1-0 (2-2)
Shënues:
A. Ibraimi 74′

Struga-Borec 1-0 (0-0)
Shënues:
Lena 47′

Sileks-Shkupi 1-1
Shënues:
Jurina 72′

/abcnews.al