Festë për pavarësinë e SHBA-së, ambasadori Hovenier vallëzon me vajzat e Osmanit

schedule07:26 - 2 Korrik, 2022

schedule 07:26 - 2 Korrik, 2022

Në një ambient të ngrohtë e dekorues, Ambasada Amerikane në Kosovë ftoi shumë mysafirë nga jeta politike, shoqërore e kulturore për të festuar 246 vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E pranishme ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me bashkëshortin dhe dy vajzat e saja, si dhe kryeministri Albin Kurti me bashkëshorten e tij.

Në fotografitë e shpërndara nga Jeff Hovenier në rrjetin social Twitter shihet ambasadori amerikan duke vallëzuar me vajzat e Presidentes Osmani. Po ashtu, afër tyre gjendet edhe vetë Presidentja Osmani.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!