Festë në shesh, Gjokutaj: Nusja na ka mbetur me barrë, Nazarko: Duhet çimentuar qasja pro amerikane

schedule21:35 - 28 Korrik, 2022

schedule 21:35 - 28 Korrik, 2022

Koncerti me rastin e hapjës së negociatave me BE-në si edhe për 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me SHBA-të ishte tema e diskutimit gjatë pjesës së parë të emisionit “Log.” në ABC. I pyetur nëse kjo ishte gjëja e duhur, Nazarko tha se shqiptarët janë një popull pro amerikan, por kjo nuk duhet marrë si e mirëqenë dhe kjo ndjenjë duhet ushqyer vazhdimisht, sidomos në periudha konfliktesh si këto të tanishme.

Ai tha se ky koncert është një mesazh që i përcillet të rinjve, të cilët duhet të kultivojnë ndjenjën e të qënit pranë SHBA-ve.

Nazarko: Koncerti, këngëtarët e ftuar, mesazhi nën etikëttën e 100 vjetorit të raporteve me SHBA-të është një mesazh që i jepet të rinjve që jemi pro amerikanë. Sepse ne mendojmë se raporti jonë me SHBA-të është i qendrueshëm dhe pakthyeshëm, por kjo ndjenjë duhet ushqyer vazhdimisht. Neve na duhet ta ruajmë këtë epërsi që kemi patur në raport me SHBA-të. Kjo duhet bërë sidomos gjatë periudhave konfliktuale siç janë këto të tanishmet.

Ndërkohë, avokati Genc Gjokutaj bëri ironi me koncertin në fjalë duke e cilësuar “një dasmë të bërë në kushtet e urgjencës”.

Nusja ka bërë EKO-n ka dalë shtatëzënë dhe duhet bërë shpejt dasma se nuk i rri mirë fustani prandaj”, tha Gjokutaj me ironi ndaj maxhorancës, e cila sipas tij po bën diçka të tillë për të mbuluar skandalet që po i dalin çdo ditë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!