Festë në Klinë: Dukagjini rikthehet në elitë, Trepça ’89 në Ligën e Parë

schedule19:13 - 28 Maj, 2021

schedule 19:13 - 28 Maj, 2021

Dukagjini ia del të fitojë finalen ndaj Trepça ’89. Ekipi nga Klina në IPKO Superligë sezonin e ardhshëm, ndërsa skuadra nga Mitrovica zbret një kategori më poshtë.

Sukses i madh për djemtë e Armend Dallkut, të cilët ia dolën të thyejnë kundërshtarët pas goditjeve të penalltive. 90 minutat e rregullta përfunduan në barazim 1-1.

Adenis Shala kaloi Trepçën në avantazh në pjesën e parë, por Labinot Osmani riktheu baraspeshën në minutat e para të fraksionit të dytë të takimit.

30 minutat shtesë nuk sollën asgjë dhe lojtarët e dy ekipeve iu drejtuan penalltive. Dukagjini fitoi 4-3 dhe nisi festën, teksa në krahun tjetër kishte zhgënjim dhe dëshpërim.

Kujtojmë që pavarësisht se luante në Ligën e Parë, Dukagjini ia doli të shkonte deri në finalen e Kupës së Kosovës, por trofeun e fitoi Llapi, që u tregua më i saktë në goditjet e penalltive. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!