Festë kombëtare në Greqi, nuk mungojnë “provokimet” për turqit

schedule17:55 - 24 Mars, 2021

schedule 17:55 - 24 Mars, 2021

Një flamur i madh grek është vendosur sot para konsullatës turke në Selanik. Flamuri është vendosur para një dyqani nga vetë pronari.

Ndërkohë që marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë kanë qenë më të tensionuara se kurrë gjatë muajve të fundit, vetë pronari nuk e cilëson si provokim këtë gjest.

“Njerëzit vijnë dhe na përgëzojnë ose fotografohen para flamurit. Ne nuk e bëjmë këtë për të provokuar. Ne e bëjmë për të festuar përvjetorin tonë kombëtar. E njëjta gjë ka ndodhur për 23 vjet. Ne do ta vendosnim këtë flamur para dyqanit edhe sikur të ishim diku tjetër ” , ka thënë pronari për mediat lokale.

Greqia mbush sot 200 vjet si shtet i pavarur. Në vend janë organizuar festime kombëtare për të nderuar Revolucionin grek. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!