Ka ndodhur edhe më parë, por mbetet e veçantë.
Ndjenjë vërtet shumë e bukur kur vëlla e motër fitojnë medalje të artë olimpike, aq më tepër në të njëjtën kohë, e madje së bashku në ekip.
Këtë e bënë dy fëmijë të një familjeje nga Sllovenia e Suedia në Olimpiadën që po vazhdon në Itali.
Nika e Domen Prevc nga Sllovenia konfirmuan parashikimet duke ndihmuar ekipin e tyre që të fitonte në kërcimin me ski nga trampoline, për skuadrat e përziera me 4 sportistë.
Kampionët e tjerë të rinj olimpikë janë Nika Vodan dhe Anze Lanishek, dhe Sllovenia mbrojti titullin e fituar katër vjet më parë në Pekin, ndonëse vetëm Vodan ishte në ekip që nga ajo kohë.
Medalistët e artë morën 1069.2 pikë, me diferencë nga Norvegjia dhe Japonia, duke I dhënë vendit të tyre triumfin e parë në këto Lojra. Vëlla e motër kampionë olimpikë edhe Izabela e Rasmus Vrana nga Suedia.
Ata u bënë të parët fëmijë të së njëjtës familje që merrnin pjesë në Olimpiadë për ekipin suedez.
Suksesi I tyre u arrit në garën kërling në Kortina d’Ampeco në finalen ndaj skuadrës së përzier amerikane.
Goditjen e fundit e dha pikërisht motra, Izabela, duke siguruar vendin e parë për skandinavët, ndërsa kjo ishte e arta e tretë për Suedinë.


