Partizani realizoi një festë madhështore për fitoren e titullit kampion në Superligë. Skuadra kryeqytetase kremtoi bashkë me mijëra tifozë në Sheshin “Nënë Tereza”, në një përsëritje të spektaklit të kombëtares pas suksesit në Euro 2016.
Koncerti, me pjesëmarrje të shumë këngëtarëve, nisi rreth orës 20:00, ndërsa skuadra dhe stafi teknik mbërriti në shesh rreth orës 21:30, hipur në një autobus të hapur. Në koncert ishin këngëtarë të njohur si Hysni Zela, Aleksandër Gjoka, Eneida Tarifa e mjaft të tjerë.
Entuziazmi në shesh ishte I jashtëzakonshëm, sidomos për faktin se Partizani priti 26 vjet për të fituar titullin kampion. Tifozët shpresojnë që skuadra e tyre të bëjë edhe përfaqësim të madh në Champions, për të hyrë në histori, siç bëri vitet e fundit Skënderbeu./ABC News Albania 24/7

