Festat, portet marrin masa/ Durrës, nga kjo e enjte nisin lundrimet e dyfishta. Vlorë më shumë sportele

schedule15:47 - 21 Dhjetor, 2023

schedule 15:47 - 21 Dhjetor, 2023

Fundviti shënon fluks udhëtarësh në portet e vendit por për të shmangur radhet e pritjet autoritetet kanë nisur marrjen e masave.

Në Durrës prej kësaj të enjteje kanë nisur lundrimet e dyfishta.

Taulant Allkja tregon se vetëm të premten mbërritën 2 mijë pasagjerë, ndërsa mijëra të tjerë, emigrantë dhe turistë pritet të vijnë përgjatë fundjavës.

Numri i udhëtarëve është rritur lehtë edhe në jug të vendit, në Vlorë.

Edhe aty autoritetet portuale kanë marrë masa për të përballuar fluksin e ditëve të festave.

Të enjten në Vlorë mbërritën rreth 300 pasagjerë dhe 60 mjete, ndërsa në linjën Vlore-Brindisi do të operohet me dy tragete./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!