Festat, Korça më e kërkuara/ Turoperatorët: Kërkesa për udhëtime edhe në Europë e Maldive

schedule13:18 - 13 Dhjetor, 2023

schedule 13:18 - 13 Dhjetor, 2023

Festat e fundvitit janë më të dashurat për shqiptarët që sjellin gëzim dhe harmoni. Sipas traditës Krishtlindja dhe ndërrimi i viteve bën bashkë të gjithë familjen. Megjithatë vitet e fundit qytetarët shqiptarë gjithnjë dhe më shumë për festa po zgjedhin të udhëtojnë brenda ose jashtë vendit.

“Ku do t’i kaloni festat e fundvitit? Në Korçë. Gjithmonë shkon në Korcë? Jo këtë vit është hera e parë që do ti kalojmë atje, bashkë më bashkëshortin dhe vajzën.”

“Në shtëpi, do vinë fëmijët ata na gjallërojnë.”

“Në Itali, kam 33 vite që i kaloj atje, erdha pak më parë për të parë Shqipërinë dhe do largohen.”

“Në familje do t’i kaloj? Nuk ke bërë organizim me shoqërinë për të festuar? Jo këtë vit zgjodha tja kushtoj familjes.”

Edhe këtë vit destinacioni i preferuar për të kaluar natën e ndërrimit të viteve mbetet Korça. Operatorët turistikë thonë strukturat akomoduese në korce thuajse janë të rezervuara dhe është e vështirë për të gjetur vende të lira.

“Strukturat akomoduese janë të rezervuara. Ka kërkesa në rritje, ne shiptarët kemi si traditw edhe mbrëmjet me muzikë live. Ka hotele që janë rezeruar edhe 100%, një mesatare mund të dalë te 90% të rezervuara strukturat akomoduese.”

Vec korces, te  kerkuara jane edhe zona të tjera malore si Thethi, Valbona dhe Puka.

Rezervime për të kaluar festat e fundvitit ka gjithashtu edhe në zonat bregdetare, të prefeferuara kryesisht nga shqiptarët e Kosovës.

“Siç është rasti i Golemit një pjesë e madhe e tyre janë të prenotuara. Janë nga Kosova, por ka edhe nga hungaria, ka edhe nga Maqedonia e veriut. Por edhe nga vende të tjera të Europës.”

Destinacionet më të kërkuara për qytatarët shqiptarë që zgjedhin t’i kalojë jashtë kufijve festat janë vendet rajonit dhe deri në Dubai e Maldive.

“Të preferuara janë ato më afër, Mali i Zi, Kosova, maqedonia e Veriut dhe Greqia veriore. Këtë vit ka një numer shumë të madhe me fluturim me avion vendet e Eropës, Vjena, Roma, Budapesti janë destinacione që kërkohen. Edhe Dubai mbetet shumë popullor, kemi edhe zonat e largëta sic janë Maldivet.”

Sipas operatorëve turistikë këtë fundvit pritet që të jetë i lartë edhe numri i turistëve të huaj, qe I kalojne krishtlindjen ne Shqipëri. Ne rritjen e ketij fluksi kane ndikuar edhe linjat ajrore low cost që kanë nisur të operojnë në vendin tonë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!