Vetëm në një muaj aeroporti Ndërkombëtar i tiranës ka pritur rreth 765 mijë e 890 pasagjerë.Kjo konfirmon interesin e lartë për Shqipërinë edhe përtej sezonit veror por edhe udhetimet për festa.
Destinacionet më të frekuentuara gjatë kësaj periudhe rezultojnë Milano, Londra, Roma, Bolonja dhe Pisa, duke reflektuar lidhjet e forta me tregjet kryesore europiane.
Ndërsa në total udhëtimet janë realizuar në drejtim të 67 dstinacioneve duke konfirmuar edhe shtimin e linjave të fluturimit. Të dhënat për muajin nëntor konfirmojnë se Aeroporti Ndërkombëtar është një ndër portat kryesore të hyrjeve për turistët e huaj.
Ndërkohë që Shqipëria priti 11.7 milione turistë në 11 muaj. Të dhënat e INSTAT tregojnë se nëse bëjmë një krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë rezulton se rritja wshtw 6.6% ose rreth 700 mijë turistë më tepër.
Këto të dhëna konfirmojnë vijimin e një fluksi të lartë hyrjesh të turistëve të huaj në vend, të mbështetur kryesisht nga tregjet evropiane duke konsoliduar rolin e Shqipërisë si destinacion turistik dhe rajonal gjatë gjithë vitit.
Sipas INSTATpërgjatë nëntorit 96% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri kanë qenë nga rajoni i Europës duke kryesuar europa jugore dhe vendet si Italia, Spanja, Portugalia ndjekur nga Europa Perëndimore.
Po ashtu Ekonomia shqiptare ka përfituar të ardhura rekord nga turistët gjatë këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në periudhën janar-shtator tregojnë se shpenzimet e turistëve të huaj rezultojnë 4.42 miliardë euro rreth 560 milionë euro më tepër./abcnews.al

