Festat e Nëntorit, Stambolli destinacioni i preferuar për shqiptarët

schedule16:03 - 22 Nëntor, 2022

schedule 16:03 - 22 Nëntor, 2022

Nga Gerta Vasku

Na ndajnë vetëm pak ditë nga festat e nëntorit. Edhe këtë vit të shumtë janë qytetarët shqiptarë që kanë zgjedhur që këto ditë pushimi t’i kalojnë jashtë vendit. Operatorët turistikë thonë se krahasuar me vitet e kaluara, ka një rritje të kërkesave për rezervime.

“Këtë radhë i bie te ketë një periudhë më të zgjatur pushimi, pra katër ditë dhe e shfrytëzojnë për pushime jashtë.”

Vendet fqinje janë destinacionet kryesore, por Stambolli mbetet i preferuari i shqiptarëve për të kaluar festat. Operatori turistik Rrahman Kasa thotë se kjo vjen për shkak të biletave të lira. Nuk mungojnë as vendet e largëta si Dubai dhe Maldivet.

“Destinacionet janë vendet fqinje, Greqia, Italia, por edhe Dubai. Janë qytet historike evropiane, por deri në ishujt e largët Maldive. Stambolli mbetet vazhdimisht destinacion i preferuar për shkak të çmimit të lirë të biletave.”

E kundërta ndodh me shqiptarët e Kosovës të cilët 28 nëntorin zgjedhin ta festojnë në Shqipëri. Destinacionet kryesore të tyre, janë Vlora, Durrësi e Tirana. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!