Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Festat e fundvitit, ekspertja liston vendet më të bukura për të kaluar pushimet

schedule12:12 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 12:12 - 23 Dhjetor, 2020

Megjithë kufizimet prej pandemisë, shumica e njerëzve dëshirojnë të kalojnë disa ditë për të shijuar pushimet e fundvitit. Ekspertja Flora Xhamani Baba e ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” me moderatorin Alban Musa listoi disa destinacione që do të ishin ideale për të kaluar disa ditë të veçanta.

Gjirokastra është e gjitha në dispozicionin tuaj, është bërë një zbukurim i qafës së pazarit që shumë guxuan ta krahasojnë me Vienën, nuk është një krahasim i tepërt. Madje pjesa e zbukurimit i ka elementët dekorativë dhe më të bukur se Korça me disa llampadarë të bukur dhe të mëdhenj që të krijon atmosferën sikur je në një prej qyteteve të Evropës.

Vlora gjithashtu me qendrën e saj historike super të zbukuruar. Ka një ofertë shumë intresante sepse Logaraja nuk është shumë larg dhe bërthama e qendrës historike ku po ngrihen dhe bujtina, po të doni ta provoni ndjesinë e qëndrimit në një bujtinë vlonjate sepse jemi mësuar në ato korçare, alpesh por tashmë ka dhe vlonjate që ofrojnë atë kripën e mikëpritjes vlonjate.

Përmeti gjithashtu është një bërthamë interesante që mund t’jua ofrojmë përf esta sepse ka sheshin e bukur për të bërë xhirot e darkës. Berati është si një gotë verë e vjetër që duhet ta pish ngadalë që mos të të bjerë në kokë. Gjithë pjesa e pedonales që është e ndriçuar bukur për festa dhe gjithashtu hotelet dhe bujtinat janë të hapura. Dhe Berati mbahet për kuzhinë dhe është e pamundur të mos kënaqemi përsa i përket pjesës kulinarisë.

Shkodra duhet të prenotoni 29-4 Janar që të shijoni të mrekulleshmen që nga Muzeu i Marubit deri në pedonale ku mund të shijoni darkën deri në 8 e gjysmë. pastaj mund t’i drejtoheni Malësisë së Madhe me dy epiqendrat nga Tamara në Lëpushë. E gjithë Ramza që do të jetë plot sepse është shumë e frekuentuar për dimër.

Zbulim për sivjet është Boga dhe nëse keni makina 4×4 bëjeni Thethin për dimër. Mund të qëndroni në Bogë në pjesën e Shkrelit. Janë hapur së paku 20 bujtina dhe mund të presin 3-4 familje dhe të krijoni atmosferat e bukura me oxhak, gështenja dhe me verë.  Dhe Puka është një dashuri e vogël e cila mendoj se merr vlerat e saj maksimale në dimër sidomos kur bie borë sepse kthehet në një qytet të bukur gjerman alpin.”, u shpreh ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!