Të gjitha shërbimet e policisë rrugore do të jenë në krye detyrës jo vetëm në datën 31 dhjetor, por edhe në javën e parë të 2020 – tës. Plani i masave u publikua nga kreu i Policisë Rrugore, Edmond Targaj i cili theksoi se drejtuesit e automjeteve që konsumojnë alkool dhe kalojnë shpejtësinë do të ndëshkohen maksimalisht.
Gjithashtu Targaj theksoi se në të gjithë vendin kanë hyrë një numër i madh automjetesh, duke sjellë edhe rëndim të të qarkullimit.
Ndërkohë monitorimi i uniformave blu do të kryhet në zonat urbane dhe rurale, pasi një pjesë e mirë e shkeljeve të qarkullimit kryhet në ato rrugë.
Sipas Targaj, në përkeqësimin e aksidenteve rrugore me pasojë fatale në shumë raste fajtor kanë rezultuar këmbësorët, biçikletistët dhe drejtuesit e motoçikletave./abcnews.al