Festa të varfëra për shqiptarët, Shpëtim Agolli: Qytetarët të pasigurtë, blejnë vetëm ushqime dhe ilaçe

schedule14:57 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 14:57 - 20 Dhjetor, 2020

Nga Erblina Mile

Pandemia ka detyruar shqiptarët të jenë më të kujdesshëm në shpenzimet e tyre.

Sipas kreut të shoqatës së biznesit të Vogël Shpëtim Agolli, në krahasim me një vit më parë kur në prag të festave shitjet shtoheshin ndjeshëm këtë vit qarkullimi rezulton të jetë rreth 40 % më i vogël.

Të gjithë bizneset krahasuar me një vit më parë parë kanë një qarkullim rreth 30-40 %, ndërkohë për shkak të kësaj situate duket se tashmë një pjesë e madhe e bizneseve kanë shkurtuar edhe fuqinë punëtore”, ka thënë ai.

Qytetarët   aktualisht po shpenzojnë para vetëm për ushqimet më të domosdoshme  dhe mjekimet.

“Kërkesa konsumatore ka rënë shqiptarët tashmë konsumojnë vetëm produkte të shportës dhe produkte farmaceutike”, është shprehur Agolli.

Sektori i tregtisë rezulton  më i prekuri nga rënia e kërkesës së brendshme për mallra dhe shërbime dhe si rezultat kanë ulur ndjeshëm edhe  importet e mallrave.

Të gjitha bizneset kanë raportuar rënie të shitjeve me gati 70% në 6 mujorin e parë të këtij viti, sipas të  dhënave publikuara nga Banka e Shqipërisë. Ndërsa më të prekurat nga rënia e konsumit kanë qenë pikërisht bizneset e vogla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!