Vjollca Bala dhe familja e saj ndërrimin e viteve do ta festojnë në shtëpinë e tyre në Tiranë, duke zgjedhur të mos ndryshojnë traditën e dikurshme të kësaj feste.
“Ne nusen, djalin, fëmijët do të jemi të gjithë bashkë”.
Përgatitjet për të festuar kanë nisur, që tryezës së festës të mos i mungojnë produktet tradicionale.
“Do bëjmë gjelin, bakllavane do ta bëj vetëm. Me ato që kemi do festojmë”.
Ndonëse do të festojnë së bashku në ngrohtësinë familjare me dfëmijët dhe nipërit e mbesat, Vjollcës i mungon atmosfera e dikurshme e Vitit të Ri, ku shtëpia mblidhte edhe të afërm.
“Shumë mungon”.
Ndërrimi i viteve është një nga festat më të dashura për shqiptaret. Mbremja e 31 dhjetorit mbledh bashke te gjithe familjen rreth tryezes, duke shijuar gatimet tradicionale dhe trokitur gotat per nje vit te ri me te mire se ai qe iken. E ndersa festa po afron shqiptaret kane bere tashme zgjedhjet e tyre sesi do te presin 2025.
Shumë shqiptarët preferojnë ta presin Vitin e ri jashtë kufijve. Sipas operatorëve turistikë, destinacionet kryesore mbetet vendet e rajonit dhe qytetet e mëdha europiane.
“Preferohen vendet e ftohta që atmosfera të kalohet në borë. Brezovica në kosovë, kodra e diellit. Edhe qytetet e tjera europiane”.
Këtë vit kërkesat kanë qenë të shumta edhe për fshatin e babagjyshit në Lapland të Finlandës, ndërsa më pak prenotime ka për vendet e largëta.
“Fshati i babagjyshit ka kërkesa, edhe pse nuk kemi linja direkte me finlandën. Këtë vit ka më pak kërkesa për Dubain për shkak se çmimet atje në këtë periudhë janë pak të larta”.
Ndërkohë, destinacionert më të kërkuara brenda vendit mbeten Tirana, Korca dhe Shkodra.
“Hotelet janë të gjitha të rezervuara, kemi kërkes apor është e pamundur për t’i akomoduar”.
Prenotimet për festat e fundvitit nisin shumë herët. Ndërkohë që lëvizja e shqiptarëve vitet e fundit është rritur sipas opertatorëve turistikë për shkak të linjave me tarifa të lira, duke lehtësuar shpenzimet e qytetarëve për udhëtime./abcnews.al