Festa që mbledh artistë dhe personazhe të njohur në Vuno

schedule21:16 - 19 Gusht, 2018

schedule 21:16 - 19 Gusht, 2018

Një ndërthurje e tingujve të muzikëa baroke me ushqim bio dhe personazhe të njohur është zhvillur këtë fundjavë në fshatin Vuno. Festës që mbledh artistë nga Austria në kishën e Shën Spiridhonit, i është bashkangjitur një panairi në vazhdën e festave lokale, që po zhvillohen këto ditë në fshatrat e Jugut.

Gazetarja jonë e nisi bisedën e saj me eksperten e zhvillimit rural, Dhurata Thanasi, e cila foli për produktet autoktone të zonës.

“Hera e parë që këto ushqime dalin jashtë shtëpisë në sheshet e fshatrave, edhe kemi sjellë tok të gjithë prodhimet e zonës së jugut, sidomos zona e bregut për gligotë e agrumeve se shumëkushjeh vetëm Përmetin, por zona favorizon, fikun e egër, kuumbullat, rrushin, që bregasit i kanë bërë gligo, borzilokun, vajin e ullirit, çajin e malit. Kultivatrët janë të gjithë autoktonë dhe të gjithë mbi 200-300 vjeçarë. Kemi sjellë jë aromë të gjithë bregut tonë. Të gjitha produktet janë të kësaj zone”.

Më pas biseda vijoi me gazetarin Arjan Konomi, i cili foli për organizimin e kësaj feste dhe planet e tij.

“Edhe pse këtu kam kaluar fëmijërinë dhe lidhja shpirtërore është shumë e fortë. Jam bërë si pikë referimi për njërezit që duan të bëjnë aktivitete në jug. I shtyva shumë të vijnë në Vuno. Jam i lumtur që një muzikë baroke, intekektuale para lindjes së muzikës klasike të bëhet në kishën e Shën Spiridhonit, që është monument kulture me vlera të jashtëzakonshme e veçantë për karakteristikat e saj për nga ndërtimi dhe afresket e stilit bizantino venecian, janë të rralla në Shqipëri. Kjo muzikë është edhe kishtare. Këtij fshati që duket sikur koha ka ndaluar, duket sikur kjo muzikë i përshtatet dhe shpresoj të qëndroj gjatë”.

Duke e cilësuar këtë periudhë të qëndrimit në Vuno si periudhë meditimi, Konomi shprehet se pas suksesit të librit të tij të parë “Saga e jetëve legjendare”, ka nisur të shkruajë një libër të ri.

“Kur më pyesin njerës të panjohur u them që merrem me meditim dhe më shohin të habitur, se çdo të thotë. Ka qenë një periudhe shumë e bukur ku shkruajta dhe librin e parë “Saga e jetëve legjendare” ka qene sukses, është botuar në 6 muajt e parë 3 herë tani është afër botimit të katërt të tij dhe kjo më shtyu për të punuar librin e dytë”.

Më pas Genta u ndal edhe koncerti në kishën e Shën Spiridhonit, ku zhvilloi një bisedë më artistët.

“Muzika ka qenë gjithmonë në funksion të ushqimit dhe shumë kompozitorë shkruanin. Muzika dhe ushqimi bashkë, kështu që meritonte ta përfshija edhe unë në festat lokale” –thotë muzikanti Jusuf Beshiri. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!