Si në të tjera festa të ngjashme, Presidenti i vendit, Bajram Begaj zgjodhi të uroj jo nga Tirana. Për Pashkën ai shkoi në Kishën e Shën Gjon Pagëzorit, në Shëgjin, ku fillmisht ndoqi meshën, mes besimtarëve të tjerë të zonës.
Kreu i shtetit ndoqi ceremoninë fetare në kishë dhe mesazhin e kësaj feste të dhënë nga Vatikani nga Papa Leoni 14. Më pas përcolli urimin për të gjithë besimtarët e krishterë.
“Uroj që kjo ditë të sjell paqe, shpresë dhe beikime. kjo ditë është nëj ditë e cila na bën të kemi një reflektim të thellë shpirterore, e mira mbizotëron mbi të keqe dhe dashuria e skrificka do të mbizotërojnë jetët tona. Mesazhi i kësaj dite të ringjalljes e dritës, është i fortë, që na bën të kujtojmë që duke qenë bashjkë, solidarë, do të punojmë më shumë për të përmirësuar jetën tone, për të pasur më shumë betagti për të pasur një shoqëri me të fortë e më të begatë.”
Besimtarëve katolikë u përcolli mesazh urimi edhe kryeministri Rama.
“Gëzuar Pashkët besimtarëve katolikë, atyre ortodoksë, por gëzuar Pashkët edhe të gjithë shqiptarëve, sepse bekimi i Shqipërisë është që, qofshin Krishtlindje e qoftë Bajram, qofshin Pashkë e qoftë Sulltan Novruzi, ka një atmosferë të përgjithshme dëshire për të përjetuar së bashku festën e një komuniteti tjetër besimi…”


