Interi zhvillon ndeshjen e fundit të sezonit ditën e diel. Zikaltrit presin Udinesen (15:00) në takimin e festës së titullit kampion. Skuadra e Antonio Contes dominoi Serie A këtë sezon dhe riktheu trofeun e madh në Milano pas 11 viteve.
Rreth 1 mijë tifozë pritet të marrin pjesë në shkallët e “San Siro”-s për të shijuar me heronjtë e tyre ngritjen e kupës. Festa nuk do të mbarojë me kaq dhe do të transferohet jashtë stadiumit mitik.
Të pranishëm do të jenë 4500 tifozë të tjerë në total, të etur dhe plot entuziazëm për të provuar emocione të forta me skuadrën e tyre të zemrës, që këtë sezon i ka bërë krenarë. /abcnews.al