Festa e titullit kthehet në tragjedi, tifozi 14-vjeçar i Atleticos humbet jetën

schedule09:35 - 23 Maj, 2021

schedule 09:35 - 23 Maj, 2021

Atletico Madrid fitoi titullin kampion në Spanjë ditën e djeshme. Trofeu i 11-të në histori për “Colchoneros”, të cilët rikthehen në majën e La Liga pas shtatë vitesh. Festa e madhe për tifozët, të cilët përjetuan drithërima të forta pas fitores me përmbysje ndaj Valladolid (1-2).

Për fat të keq, njëri prej tyre ka humbur jetën duke festuar. Mediat spanjolle raportojnë se një 14-vjeçar, i cili po festonte në një fugon bashkë me miqtë e tij, ka goditur kokën me murin e një parkimi nëntokësor, teksa po festonte në dritaren e fugonit.

Edhe pse iu dha menjëherë ndihma e parë dhe u dërgua në spital, adoleshenti nuk ia doli të shpëtonte dhe ndërroi jetë. Festë që u kthye në një tragjedi të vërtetë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!