Festa e tepruar pas derbit ndaj Lazio, ndëshkohet Gianluca Mancini

schedule14:50 - 10 Prill, 2024

schedule 14:50 - 10 Prill, 2024

Festa e tepruar pas fitores ndaj Lazios i ka kushtuar qendërmbrojtësit italian të Romës, Gianluca Mancini një ndëshkim.

Goli në derbin ndaj Lazios i dha tri pikët Romës, megjithatë mbrojtësi verdhekuq, Gianluca Mancini e teproi disi me festën poshtë tribunës së ultrasëve dhe kjo i kushtoi një gjobë 5 mijë euroshe.

Kaq vendosi ta dënojë Gjykata Sportive në Itali mbrojtësin e Romës, i cili festoi duke mbajtur në dorë një flamur bardhekaltër, me një mi në qendër të tij, veprim ky që u cilësua ofendues si dhe një flamur që shkruante ‘Anti Lazio’.

Vetë Mancini pranoi gabimin menjëherë pas ndeshjes, kur kërkoi edhe ndjesë publike, teksa theksoi se ishte përfshirë nga emocionet e fitores, pa pasur qëllim të ofendojë kundërshtarët.

Ndërkohë, tifozët e Romës kanë nisur të mbledhin para për të paguar gjobën e Gjykat Sportive i ka vendosur Mancinit. Në fund të fundit, heroi i derbit e meriton diçka të tillë.
Qendërmbrojtësi italian është një nga pikat referuese të skuadrës së Daniele De Rossit, teksa ai i shpëtoi një pezullimi me ndeshje./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!