Besimtarët bektashianë festojnë ditën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e Imam Aliut, një ndër ditët më të rëndësishme të besimit të tyre.
“Nevruz” vjen nga persishtja dhe do të thotë ditë e re, ndërsa Sulltan titulli i lartë që tregon rëndësinë e kësaj dite.
Këtë festë në ditën e ekuinoksit pranverorë besimtarët e lidhin me rilindjen e natyrës dhe shpresojnë për një të ardhme më të mirë. Fëmijë, gra e burra mblodhën në Kryegjyshatën Botërore në Tiranë për te festuar.
Dëshirat dhe lutjet e tyre shkojnë për më shumë mbarësi
Mesazh që iu bashkua dhe kryegjyshi botëror i bektashinjve gjatë fjalës së tij në ceremoninë e mbajtur për këtë rast.
Pas vizitës në kryegjyshatë dhe kryerjes së riteve fetare besimtarët drekojnë në tryezat familjare ku nuk mungojnë ushqimet tradicionale të festës.
Dita e Sulltan Nevruzit në Shqipëri është festë kombëtare prej vitit 1996.
/abcnews.al/