TIRANË- Besimtarët katolikë në të gjithë botën kremtojnë këtë të diel festën e Pashkës, festë kjo, e cila simbolizon ringjalljen e Jezu Krishtit. Festa e Pashkës kremtohet edhe në Shqipëri.
TIRANË
Në Tiranë mesha e shenjtë u mbajt në Katedralen e “Shën Palit”.
DURRËS
Në Durrës mesha për Pashkën u mbajt në kishën “Shën Domenikane”.Të shumtë ishin qytetarët durrsakë, të cilët morën pjesë në meshë, ndërsa u lutën për paqe, mbarësi dhe shëndet në familjet e tyre.
ABC News sjell pamje nga kremtimi i festës se besimtarëve.
SHKODËR
Mesha e Pashkës është zhvilluar edhe në qytetin e Shkodrës. Besimtarët katolikë uruan njëri-tjetrin për begati dhe shëndet.
/ abcnews.al