Festa e Kurban Bajramit, Samarxhi: Islami i bashkon të gjithë njerëzit

schedule14:31 - 20 Korrik, 2021

schedule 14:31 - 20 Korrik, 2021

Këtë të martë Ferdinand Samarxhi i ftuar në studion e “ABC” ka folur për festën e Kurban Bajramit, duke theksuar se Islami i bashkon të gjithë njerëzit.

Gjatë bisedës me gazetaren Juli Xhokaxhi, ai u shpreh se dita e Kurban Bajramit është një ditë e shenjtë e Zotit.

“Sot është dita e Kurban Bajramit një ditë e madhe, dita e shenjtë e Zotit. Vetë Zoti e krijoi besimin për të lumturuar jetën, anën shoqërore të njeriut. Kurbani dhe ndarja e mishit të Kurbanit që bëhet këto ditë është për të treguar dashuri ndaj njeri-tjetrit për më të vuajturit, më të pashpresin dhe për të sofistifikuar atë dashuri që ashtu si krijuesi i gjithësisë fali jetën me një humanizëm të lartë Hazer Ismailit, edhe njeriun duhet ta mbrojë jetën e tjetrin”, tha ai.

Samarxhiu gjithashtu shprehet se bektashianët janë në Bashkësinë Islame, Islamë që besojnë Zotin, në librin e shenjtë të Kuranit, por në vazhdën e tyre besojnë edhe familjen profetike.

https://youtu.be/Y58L2kTTf90

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!