Ambasada e Bashkimit Europian në Tiranë ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë festën e Krishtlindjeve.
Nëpërmjet një postimi në Twitter BE dërgon urimet më të ngrohta për të gjithë qytetarët që festojnë Krishtlindjet.
“Delegacioni i #BE-së në Tiranë dërgon urimet e tij më të ngrohta për një Krishtlindje të gëzuar për të gjithë ata që festojnë këtë moment të gëzueshëm në #Shqipëri “, shkruan në Twitter ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohman.
The #EU ?? Delegation in Tirana sends its warmest wishes for a happy Christmas? to everyone celebrating this joyous occasion in #Albania ??! pic.twitter.com/ShsOhhPaCh
— Christiane Hohmann (@EUAmbAL) December 25, 2022
Besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, datën më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar. Ceremonia e celebrimit të Lindjes së birit të Zotit është për të krishterët një moment i veçantë, që shoqërohet me shumë urime për paqe, harmoni dhe dashuri mes njerëzve.
Ndërsa sot në mëngjes në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë është mbajtur mesha e shenjtë e Krishtlindjes për të gjithë besimtarët ortodoksë e katolikë, Krishtlindja mbetet festa më popullore mes të krishterëve.
Në këtë ditë drekat familjare dhe shkëmbimi i dhuratave është një ndër elementët më të bukur. Në traditën e krishterë, kjo ditë simbolizon lindjen e Krishtit në Betlehem nga e shenjta Mari.
Shumica e botës së krishterë e feston Krishtlindjen në 25 dhjetor, ndërsa disa kisha ortodoske lindore e festojnë Krishlindjen në 6 dhe në 7 janar, pasi ndjekin kalendarin Julian./abcnews.al/