Festa e Greqisë në Katedralen Ortodokse Shqiptare/ Historiani: Nuk u bë asnjëherë në Kishë kur ishte Janullatosi gjallë

schedule22:33 - 27 Mars, 2025

schedule 22:33 - 27 Mars, 2025

TIRANË- Në emisionin “360 gradë” nga Artur Zheji po diskutohet rreth festës së Pavarësisë së Greqisë e cila u mbajt në ambientet e Kishës Ortodokse Shqiptare dhe i pranishëm ishte dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i shoqëruar nga Vangjel Dule dhe Fredi Beleri.

Historian dhe ish-drejtori i Arkivës, Gjet Ndoj tha se ky ishte një festim i bërë për herë të parë, nuk u bë asnjëherë kur ishte gjallë Kyepeshkopi Anastas Janullatos.

“Kjo pjesëmarrje, edhe festimi për herë të parë në Kishën autoqefale, kur ishte Janullatos nuk u bë asnjëherë në pamje të parë është një diçka që do ta filloja me faktin që është ndërruar kreu i Kishës autoqefale dhe sot është një shqiptar.Ndoshta i parim Anastas Janullatos duke mos qenë shqiptar kishte edhe kompleksin për të mos zhvendosur festimet nacionale të Greqisë në Kishë. Në pikëpamjen e parë revolucioni grek ka qenë një revolucion që bëhej mes arvanitësve, vllehe dhe mbeturinave bizantine greqisht folëse të ardhura nga Azia që luftuan për kauzën e çlirimit të Greqisë”, theksoi historiani.

Pas vdekjes së Anastas Janullatos, Joan Pelushi është zgjedhur si Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, dhe primat i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!