Banorët e Shtiqnit dhe fshatrave të tjerë rrëzë malit te Gjalicës, të enjten e parë të gushtit, kremtojnë festën e Gjalicës. Një festë pagane që trashëgohet vit pas viti.
Qindra banorë dolën edhe këtë vit në pllajat e Kroit të Kuq rreth 2200 metra mbi nivelin e detit në afër të majës së malit.
Këtë vit festa u organizua nga bashkia e Kukësit me qëllim promovimin e turizmit malor.
Gjallica renditet mali i katërt në vend për nga lartësia me 2468 metra mbi nivelin e detit. Është pjesë e parkut kombëtar Korab-Koretnik.
Pllajat me kullota alpine, kanë shërbyer prej vitesh për banorët e Shtiqnit dhe fshatrave përreth me stanet për verim, traditë që ende vijon edhe pse numri i krerëve në blegtori ka pësuar rënie.

