Elbasanllinjtë harrojnë pandeminë dynden në shesh dhe në rrugë për të festuar Ditën e Verës.
Gazetari i ABC Aldo Kozarja i veshur me kostum popullor ka raportuar dhe sjellë në vëmendje atmosferën festive në qytetin simbol të Ditës së Verës.
Ndër të tjera ai bën me dije se sipas traditës ka nisur në mëngjes me urimet e të afërmve. Familjet e elbasanllinjve kanë hapur dyer e dritare në shenjë për ikjen e dimrit dhe ardhjen e pranverës.
Gjithashtu në kuadër të ditës ato kanë shkëmbyer ëmbëlsira mes tyre ku nuk mungon ballokumja dhe revania, ëmbëlsirat simbol të Ditës së Verës.
Ndërkohë një incident është shënuar këtë ditë feste në Elbasan, ku mbështetësit e Partisë Socialiste janë përplasur me mbështetësit e Partisë Demokratike. /abcnews.al