Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Festa e 7 marsit/ Rama uron mësuesit: Ambicia jonë është për ta çuar pagën mesatare të mësuesve mbi 1000 euro

schedule12:27 - 7 Mars, 2025

schedule 12:27 - 7 Mars, 2025

TIRANË- Kryeministri  i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar mësuesit për festën e 7 marsit, e njohur si Dita e Mësuesit.

Ai theksoi se figura dhe autoriteti i mësuesit është vendosur në vendin që i takon, falë reformave dhe ndihmave financiare të qeverisë.

Gjatë ceremonisë për vlerësimin e mësuesve, Rama tha se janë bërë ndryshime rrënjësore në tre aspekt kyçe dhe kjo i ka bërë të pavarur mësuesit nga influencat e mundshme politike.

“Kemi arritur tre gjëra shumë të rëndësishme, të cilat duken si tre gjera që as nuk duhet të diskutoheshin ndonjëherë, por ja që jo vetëm u vunë në diskutim, por ja që u kthyen në problem për të gjithë komunitetin e mësuesve. Autoriteti i mësuesve ishte një autoritet i nëpërkëmbur për shkak të pasigurisë së vendit të punës dhe patjetër vjen e dyta meritokracia në përzgjedhjen e mësuesve dhe promovimi në arritje ishte i nëpërkëmbur sa s’ka më keq dhe e treta shpërblimi i mësuesve , që ishte i pamjaftueshëm. Në kushtet kur sfida e të qenit mësues bëhet gjithmonë e më vështirë, sot kemi në të tri drejtimet një situatë të përmbysur tërësisht. Të gjithë mësuesit dhe mësueset janë të lirë, të kenë çfarëdo lloj opinionin politik të duan, janë të sigurt në vendin e tyre të punës dhe patjetër që janë të respektuar për kontributin që japin”, tha Rama.

Më tej, shefi i qeverisë theksoi se planet janë që rroga mesatare e mësuesve të arrijë mbi 1000 euro.

“Hyjnë tani është vetëm nga një derë e vetme, që është dera e meritokracisë, që është portali mësues për Shqipërinë. Paga mesatare 950 euro është fakt domethënës i fuqizimit ekonomik të vendit, por edhe për të fuqizuar mësuesit dhe buxhetet e tyre familjare. Është pagë dinjitoze, por nuk është absolutisht fundi, por është një stacion i një rrugë, që ne përsëri do të rikthehemi tek paga e mësuesve, mjekëve dhe infermierëve dhe të gjithë atyre që i shërbejnë njerëzve. Ambicia jonë është për ta çuar paga në mesatare të mësuesve përtej  1000 eurove”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!