Kanë veshur çizmet dhe po hyjnë derë më derë në Ferras. Zyrtarët e bashkisë së Fierit nisën të dielën punën për verifikimin e dëmeve në zonat e përmbytura nga Vjosa.
Proçesi i verifikimit duket se do të zgjasë disa ditë ndërsa banorët janë të paduaruar për tu kthyer në shtëpitë e tyre.
Në fazën e parë pasojat e përmbytjeve në strukturën e ndërtesës dhe orendi shtëpiake do të dokumentohen përmes fotografive.
Nga bilanci paraprak vetëm në Ferras janë prekur nga përmbytjet 120 shtëpi.
Ndërkohë në Thanasaj të Lushnjes, dhjetëra banesa janë rrethuar nga uji I lumit Shkumbin i cili ka kaluar mbi argjinaturë. Ekipet e emergjencave dhe efektivë zjarrfikës janë në terren në mbështetje të banorëve. Në Mbrostar dhe Kallm të Fierit ka përmbytje të staneve dhe komplekseve blektorale që ndodhen brenda zonës së argjjnaturës se lumit Seman.
Shkumbini dhe Semani kanë dalë nga shtrati si pasojë e shkarkimeve të hidrocentralit të Banjës dhe Moglicës. Gjendja e alarmit dhe gatishmërisë vazhdon në të gjithë qarkun. / abcnews.al /


