Ferrari SP48 Unica, prezantohet “xhevahiri” i ri për një klient të veçantë

schedule13:27 - 12 Maj, 2022

schedule 13:27 - 12 Maj, 2022

Ferrari prezantoi SP48 Unica me dy vende, të krijuar për një klient të veçantë i cili është përfshirë në realizimin e projektit. Ai bazohet në modelin F8 Tributo, por me modifikime të shumta nga jashtë dhe brenda. Makina mban “firmën” e Ferrari Styling Center dhe shefi i projektimit Flavio Manzoni.

Edhe buzët mprehen për Unica

Kompania italiane nuk përmend ndryshime në segmentin e lëvizjes, që do të thotë se SP48 Unica fuqizohet nga një V8 3.9 litrash me dy turbo (710 kf dhe 770 Nm) nga F8 Tributo. Risia më e madhe është mungesa e xhamit të pasëm. Mesa duket klienti pa emër e urrente xhamin e pasmë.

Nga lart-poshtë në SP48 Unica

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!