Ferrari 500 e Eddie Van Halen del në ankand pak javë pas vdekjes

schedule08:32 - 24 Nëntor, 2020

schedule 08:32 - 24 Nëntor, 2020

Disa gjëra që i përkisnin Eddie Van Halen, që vdiq në fillim të Tetorit në moshën 65-vjeçare kanë dalë në ankand, duke përfshirë dhe makinën e tij të garave Ferrari 500. Sendet e tij do të dalin në ankand të mërkurën që do të zgjasë deri në fillim të Dhjetorit dhe Ferrari pritet të arrijë nga 250.000 deri në 350.000 dollarë.

Artisti e personalizoi automjetin me një sërë vendesh garash, të cilat ishin instaluar për seanca ngarjeje me një shpejtësi të lartë. Gjithashtu, në ankand kanë dalë dhe një numër posterash koncertesh dhe një shënim i shkruar me dorë nga vetë kitaristi. Në një intervistë në vitin 2016, muzikanti foli për dashurinë për makinat e shpejta dhe ngjashmërinë që sipas tij kishte midis garave dhe performancave në skenë.

Worth every cent: The Ferrari is estimated to command anywhere between $250,000 to $300,000

Muzikanti vdiq më 6 Tetor pas një beteje të gjatë me kancerin në fyt. Van Halen u nderua në Billboard Music Awards 2020, ku një numër artistësh përfshirë Jack ëhite, Dierks Bentley dhe GE Smith, mbajtën fjalime në përkujtim të kitaristit. Biblioteka Pasadena, që ndodhet në vendlindjen në Van Halen, hapi së fundmi arkivat e tij të regjistrimeve dhe imazheve të kitaristit, të cilat u bënë të disponueshme për publikun. /abcnews.al

Wide selection: The auction will also feature other items related to the guitarist, including a signed CD and record sleeve; he is seen performing in 2015

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!