Feronikeli e Trepça ’89 në çerekfinale, Gjilanin e trondit Istogu

schedule15:15 - 10 Shkurt, 2021

schedule 15:15 - 10 Shkurt, 2021

Gjilani eliminohet nga Kupa e Kosovës, në mënyrë surprizuese. Edhe pse me formacionin e plotë, ekipi i drejtuar nga Bylbyl Sokoli e ka pësuar nga skuadra e Istogut. Dy gola në fillim të pjesës së dytë vendosën gjithccka, teksa protagonist ishte anglezi Yoan Olivier me një gol e një asist.

Takim mjaft interesant ishte ai mes Arbërisë dhe Feronikelit, që u vendos në minutën e fundit falë një goli të shënuar nga Milickovic. Skuadra e Klodian Duros triumfoi dhe u kualifikua në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Një hap përpara bëri edhe Trepça ’89, që mposhti me rezultatin 4-0 ekipin e Ferizaj. Në çerekfinale do të jetë edhe skuadra e A&N, që mundi Flamurtarin e Prishtinës me rezultatin minimal 1-0. /abcnews.al

Kupa e Kosovës, e mërkurë, më 10 shkurt

Arbëria-Feronikeli 0-1
Shënues:
Milickovic 89’
A&N-Flamurtari 1-0
Istogu-Gjilani 2-0
Shënues:
Yoan Olivier 63’
Trepça ’89-Ferizaj 4-0