Fero do të ‘rikthejë’ Tupac-un në projektin e tij më të ri. Përmes një postimi në Instagram, reperi nga Kosova bën me dije se brenda 3 javëve, do të lançojë këngën e tij më të re, pjesë e së cilës do të jetë dhe legjenda e repit, Tupac Shakur.
“Tupac nuk ka vdekur. Dhe dy tre javë dhe do të rikthehet pas 24 viteve dhe do të jetë pjesë e klipit tim të ri.”, shkruan Fero krahas fotos të artistit me famë botërore që ka publikuar në Instagram.
View this post on Instagram
Tupaki nuk ka dek edhe 2-3 jav rikthehet mas 24 vitev , Edhe osht pjes e klipit tem tri ?♂️
Megjithatë, ky status ka ngjallur reagime të shumta mes ndjekësve, të cilët kanë shprehur indinjatën ndaj deklaratës së reperit. Kujtojmë që Fero ka paralajmëruar se po punon për disa projekte të reja muzikore, që pritet të publikohen këtë verë. /abcnews.al