Fero dhe Arbenita u bënë prindër për herë të parë në 24 Prill. Modelja dhe reperi mirëpritën një vajzë që e pagëzuan me emrin Nina. Reperi publikoi foton e parë familjare krahas së cilës shkroi: “Faleminderit Allah. Princeshë Nina, kënga më e mirë që kam realizuar ndonjëherë”.
Së fundmi, Nina ka realizuar setin e parë fotografik dhe Fero ka publikuar në Instagram një video të vogëlushes duke e bërë gati për fotot. Por nuk e ka zbuluar portretin e saj pasi siç duket ata duan ta mbajnë imazhin e saj larg vëmendjes së publikut.
Ndërkohë, kujtojmë që këto ditë kanë qenë të ngarkuara emocionalisht për Arbenitën pasi humbi babain nga Covid-19 në të njëjtën ditë kur solli në jetë dhe vajzën. Pas lajmit të hidhur, modelja përcolli dhe një mesazh prekës përmes rrjeteve sociale.
“Pusho në paqe babi im. Të bekoftë Zoti me një vend në parajsë! Do të jesh gjithmonë në mendjen time. Ju lutem të gjithëve, gjithmonë i tregoni të dashurve tuaj sa i doni dhe përqafojini, nuk do ta dini kurrë se kur do të shkojnë…”, ka shkruar Arbenita.
/abcnews.al