Fero merr zyrtarisht leje qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar

schedule12:30 - 18 Nëntor, 2021

schedule 12:30 - 18 Nëntor, 2021

Partnerja e reperit Fero, Arbenita Ismajli, prej vitesh jeton në Britaninë e Madhe, ku zhvillon edhe karrierën si modele. Së fundmi, ajo ka vendosur që të gjitha aktivitetet t’i zhvendos atje.

Si pasojë, për të qenë më afër bashkëshortes dhe vajzës së tij, Ninës, Fero ka njoftuar se është pajisur me leje qëndrimi të Mbretërisë së Bashkuar. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në InstaStory.

Fero dhe Arbenita u martuan në fillim të këtij viti dhe u bënë prindër për herë të parë në muajin prill./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!