Prej disa ditësh, sherri mes reperit Fero dhe producentin, Jetmir Agaj, po bën xhiron e mediave.
Fillimisht u tha se reperi dhe truproja e tij dyshohet se kërcënuan me armë Agajn, në studion muzikore të këtij të fundit. Madje, dyshja përfunduan edhe në polici.
Mirëpo, pas lirimit nga paraburgimi, Fero zbuloi se arsyeja që nxiti këtë sherr ishte për çështje vijash instrumentale e melodike të këngëve.
LEXO EDHE: Pas sherrit me producentin, Fero del nga paraburgimi
Reperi ka publikuar një video duke zbuluar kontratën e tyre, kontratë kjo që është nënshkruar që qershorin e kaluar kur të dy palët janë janë pajtuar që të këmbejnë “beat-a”.
Bëhet fjalë për plot 15 beat-a, teksa Fero në postimin e tij thotë se pala me të cilën u krijua mospajtimi i ka “ende shumë borxh”./abcnews.al