Ditën e djeshme, Arbenita dhe Fero njoftuan se janë martuar. Ishte modelja që ndau në rrjetet sociale një foto pranë reperit, duke njoftuar se i kanë dhënë fund beqarisë.
“Të sapomartuar”, shkruante ajo krahas fotos.
Ndërsa sot “Iconstyle” ka siguruar një foto të plotë nga ceremonia dhe në sy bie barku i rrumbullakosur i Arbenitës. Në këtë mënyrë janë konfirmuar edhe thashethemet, ku modelja përlitej se ishte në pritje të ëmbël.
Bukuroshja shfaqet e veshur me një fustan të ngushtë të kuq, pranë njerëzve të dashur. Ndërsa çifti nuk kanë reaguar ende rreth këtij lajmi të ëmbël./abcnews.al