Pasi dështuan në merkaton që lam pas për të sjellë në skuadër një mes Kane dhe Ronaldos ,te City po shikojnë mundësinë e përforcimit të repartit të mesfushës.
Braziliani Fernandinho, për shkak të moshës nuk garanton edhe shumë ndeshje dhe “citizens” e kanë “pikasur” zëvendësuesin e tij.
Kalvin Phillips, ylli i Leeds United dhe kombëtares së Anglisë ka impresionuar Guardiolën me paraqitjet e tij duke shtyrë City-n të planifikojë një ofertë.
Çmimi i tij momentalisht është 30 milion euro, kështu që nuk duket problem për një klub me fuqi të madhe ekonomike. /abcnews.al/